Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor përmes një njoftimi për mediat bëjnë me dije se duke filluar nga data 18 Shtator 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.

Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.

Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushëkruje në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës.

Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas.

Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA