Një aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari ka ndodhur rreth orës 09:20 të së hënës në aksin rrugor Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Orizaj.

Mësohet se 25-vjeçari A.M, banues në Otllak duke drejtuar motorin tip Yamaha ka aksidentuar këmbësorin Th.D rreth 70 vjeç, banues në Berat.

Për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit, e aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Beratit, ku po ashtu ndodhet edhe drejtuesi i motorit pasi ka marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel