24/05 15:52
Mund të thuash gjithçka për Zlatan Ibrahimoviç, përveç të qenit i mërzitshëm.
Sulmuesi suedez na ka mësuar me shënimin e golave në mënyrë spektakolare, e këtë e bëri edhe në ndeshjen mes LA Galaxy dhe Torontos, teksa shënoi golin e 500 në historinë e klubit.
Por çfarë goli ishte ai…?
Ibrahimoviç, me një lëvizje të arteve marciale arriti të dërgojë topin në rrjetë, një gjest që e ka bërë edhe herë të tjera me fanellën e Suedisë, apo me Interin.
Për fat të keq, ky gol nuk e shpëtoi skuadrën kaliforniane nga humbja 5-3 ndaj Torontos, që pati si protagonist Giovincon.
Italiani, në momentin e shënimit të golit të tretë të skuadrës së tij bëri një lëvizje që u përkufizua si një autoasist.
Top Channel