F1, Hamilton niset nga “pole position”, Vettel nga vendi i tretë (Foto)

16/09/2018 09:03

Mbreti i pasdites së të shtunës në Singapor ishte Lewis Hamilton, i cili rrëmbeu në një pistë ndërqytetase si ajo e “Marina Bay” për të shtatën herë në këtë sezon “pole position”-in.

Britaniku i Mercedesit e ndali kronometrin në një kohë rekord, prej 1 minutë, 36 sekonda dhe 15 të mijëtat, duke lënë pas krahëve të gjithë të tjerët, duke nisur nga Max Verstappen me Red Bull, e më pas rivalin e tij kryesor për titull, Vettel, me kohën e tretë më të mirë.

Gjermani i Ferrarit nuk arriti të shkëlqente në momentin më vendimtar të provave zyrtare kualifikuese, për pasojë do t’i duhet të ndjekë nga pas Hamiltonin në garën e sotme. Në krah të tij, në vijën e nisjes do të jetë Mercedesi tjetër i Bottasit, ndërsa nga radha e tretë do të nisen Raikkonen dhe Ricciardo.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA