Fitorja në Kupë ishte e para për Tiranën në sezonin e ti. Në kampionatin suksesi pritet ende, por trajneri i bardhebluve Ze Maria, është I sigurt se do të vijë ndaj Luftëtarit. Braziliani e ka të qartë se një tjetër frenim do të komplikonte situatën e tij në krye të 24 herë kampionëve të Shqipërisë.
Duhet të mendojmë për gjëra pozitive dhe jo të mendojmë gjithmonë negativisht”. Jemi stërvitur shumë mirë. Djemtë do të japin maksimumin nesër kundër Luftëtarit. Mund t’jua jap që sot formacionin, s’e kam problem, pasi u premtoj të gjithëve se do të shihni një fytyrë tjetër të Tiranës. Nuk kemi luajtur keq në 3 ndeshjet tona të para, por nuk kemi fituar. Fitorja e Kupës na ndihmon në takimin e nesërm kundër Luftëtarit. Çdo fitore është pozitive për vazhdimësinë. Nuk ndihem i rrezikuar, sepse do të fitojmë.”
Ze Marias i janë shtuar alternativat, sidomos në fazën sulmuese, ndaj dhe besimi për të arritur suksesin është i madh.
“Sulmuesit Aduamadi i dhashë mundësi në Kupë, pasi është një futbollist që ka nevojë për minuta. Do të luajë kundër Luftëtarit, do t’i japim mundësi, pasi po stërvitet mirë. Sentamu është rikthyer vonë nga kombëtarja. Për mua janë të gjithë njëlloj. Takimin kundër Luftëtarit do ta ndjekë nga tribuna. N’Goo? Rikthehet pas 5 muajsh dhe mendoj se nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta. Ka 1 muaj e gjysmë që po stërvitet me skuadrën. Minutazhi do të vijë gradualisht. Në mungesë të Karabecit, Daja do të jetë kapiten. Kam biseduar me Likën. Ai është kapiten pas Karabecit, por pozicioni i tij në portë bën që Daja të mbajë shiritin, pasi flet me gjyqtarin dhe në situatat që mund të krijohen”, u shpreh ai.
Top Channel