Rina Balaj zbutet. Ja çfarë mendon ajo për reperet e tjera… – FOTO

15/09/2018 16:17

Në një bisedë vajzash me Dojna Memën, reperja e suksesshme, Rina Balaj, rrëfeu shumëçka rreth karrierës dhe jetës së saj personale.

Lidhur me përballjen “Tyna – Rina” që po bën zhurmë prej disa muajsh, ajo tregoi se i respekton të gjitha koleget e saj, duke mohuar se këngët e Tyna janë sulme në rima për të.

Dy reperet e reja, janë vendosur në qendër të vëmendjes pasi besohet se kënga “Mami” e Rinës dhe “Fake” e Tyna kanë mesazhe fyese të cilat i adresohen njëra-tjetrës. Nuk do të na çudiste aspak nëse do të ishte kështu pasi në hip-hop njihet kjo praktikë.

Muajin tjetër do të vijë në një këngë solo, ndërkohë që po përgatitet shumë shpejt të sjellë një tjetër bashkëpunim.

Aktualisht 19 vjeçarja ka treguar se jeton vetëm dhe se nuk ka një të dashur krah saj.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel