Sampdoria ka mposhtur Frosinonen në transfertë me një lojë fantastike.

Sampdoria nuk e nisi siç duhej këtë sezon të Serie A, por dy fitore radhazi ndaj Napolit dhe Frosinones tregojnë se nuk është një ekip që mund të kalohet lehtë.

Aktualisht Sampdoria ka 6 pikë, pas 3 javësh kampionat, ku duhet marrë parasysh se ka edhe një ndeshje më pak, pasi sfida hapëse ndaj Fiorentinës, u shty për shkak të tragjedisë në Xhenova.

Në javën e 4-t të Serie A, ekipi dorian shpartalloi me rezultatin 5-0 Frosinonen në transfertë falë golave të Quagliarellas, Caprarit, Defrel që realizoi një dygolësh dhe polakut të talentuar Konwackit.

Tashmë Sampdoria shkon me moralin në qiell në sfidën e prapambetur që do të luajë ndaj Fiorentinës në mesjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA