Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 2 ton marijuanë pranë brigjeve të Vieste në Itali.
Mediat italianë shkruajnë se operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza dhe rezultati ishte bllokimi i një skafi me 2 ton marijuanë, ndërsa në pranga përfunduan dy shqiptarë.
Gjithçka nisi në mëngjes, kur u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.
Top Channel