Ka mjaftuar një gol i Lorenzo Insigne, 11 minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Fiorentinës, që Napoli të konfirmohet si një pretendent serioz për titullin e Serie A këtë sezon.

Napoli doli me 3 pikë të plota në një ndeshje ku formacioni i hedhur në fushë nga Carlo Anceloti dominoi totalisht ndeshjen, ku peshorja e statistikave anuan nga ana e miqve vetëm për pozicionet jashtë loje dhe numrin e lartë të herëve që portieri i Fiorentinës, Dragowski, niste topin nga zona e tij.

Pas kësaj fitore Napoli ka 9 pikë pas 4 javësh, duke barazuar me pikë Juventusin, që ka një ndeshje më pak, e që nesër do të luajnë në shtëpi kundër Sassuolos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA