Kthjellime dhe vranësira në fundjavë, temperaturat mbeten të larta
15/09/2018 10:31
Gjatë 5 ditëve të ardhshme do të ketë shira kryesisht në ekstremet veri-juglindje dhe më pak të rrezikuara zonat lindore dhe qendrore, ndërsa kryesisht dhjetë ditëshi i dytë mbetet i kthjellët.
Temperaturat mbeten të larta, mesatarisht 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës, më e ndjeshme kjo anomali gjatë orëve të mesditës. Sipas zonave, temperaturat ekstremale gjatë këtij 10-ditëshi pritet të variojnë nga 10 – 11°C minimalet në zonat malore deri 26 – 29°C maksimumi gjatë mesditës; nga 18 – 21°C vlerat e mëngjeseve deri në 29 – 33°C maksimumi në Ultësirën Perëndimore.
Top Channel