Bob Sinclar, producenti i njohur muzikor është braktisur nga bashkëshortja e tij, Ingrid Aleman e cila ka dhënë dhe deklaratën se “do shumë të argëtohet”.
Në fakt edhe vetë Bob ka thënë më herët: “Betohem për fëmijët, që në gjithë jetën time nuk jam nxirë, nuk kam marrë asnjë gram drogë. Më falni, po kam një jetë të shëndetshme. Dhe kështu, jam një burrë i mërzitshëm”. Të gjithë menduan se bënte shaka, por në të vërtetë, pas çmendurive në publik, nga Ibiza në Los Angeles hynte në shtëpi si njeri i zakonshëm, duke menduar se ka qenë një baba dhe bashkëshort perfekt.
E në fakt, gruaja e tij është mërzitur, sipas të përditshmes franceze Voici, e cila pas 20 vitesh martesë dhe 30 vitesh njohje i ka dhënë lamtumirën. “Bob shkon shpejt në shtrat, refuzon daljet mondane, dhe jeta e tij është e mërzitshme”, ka thënë Ingrid Aleman duke shtuar se ka shumë dëshirë të argëtohet”. Ata janë prindër të një vajze, Paloma, 15 vjeçe.
Top Channel