Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 49-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi në murin e shtëpisë iu gjetën të fshehur armë zjarri dhe muncione luftarake.
Sipas burimeve zyrtare në shtëpinë e Sokol Sadiku, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak. Më konkretisht, armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë, automatik, 8 krehëra fishekësh, 600 copë fishekë mod. 7.62.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Top Channel