Provat e para të lira në F1, Red Bull para të gjithëve në Singapor (Foto)

14/09/2018 12:38

Daniel Ricciardo është piloti më i shpejtë në sesionin e parë të provave të lira, të vlefshme për Çmimin e Madh të Singaporit, që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Piloti australian i Red Bullit, i cili do të ndryshojë skuderi vitin e ardhshëm, regjistroi kohën prej 1 minutë, 39 sekonda dhe 711 të mijëtat, duke lënë pas krahëve të tij kolegun Verstappen, me gati 2 të dhjetat më shumë.

Vendet e treta dhe të katërta u zunë nga pilotët e Ferrarit, me Vettelin përpara Raikkonenit, ndërsa dyshja e Mercedesit u rendit disi më larg, me Hamiltonin në vendin e 6 dhe Bottas në të 8-in.

Këto prova treguan edhe njëherë përshtatshmërinë e Red Bullit në një pistë të shpejtë si ajo e Marina Bay, në Singapor, gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të dominojnë edhe provat zyrtare për “pole position”, të shtunën, apo nëse do të rikonfirmohen më të shpejtët edhe në garën e së dielës.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA