Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Champions nuk do të luhet jashtë Europës

14/09/2018 12:29

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka vendosur që të mos ketë ende një finale të Champions League në Nju Jork, siç është përfolur ditët e fundit.

“Kjo ide nuk është diskutuar asnjëherë zyrtarisht”, ka theksuar presidenti i UEFA-s, nëpërmjet një komunikate për shtyp. “Ne nuk kemi ndërmend që të zhvillojmë një finale të Champions League jashtë kontinentit europian”, ka shtuar ai më pas.

Një nga përfaqësuesit e “Mediapro”, kompanisë që ka të drejtat televizive të Champions League dhe të Europa League për Spanjën, ka bërë publik një diskutim të tillë, që me sa duket u hodh poshtë menjëherë nga 50-vjeçari, numri 1 i futbollit europian Aleksandër Ceferin.

Pak javë më parë, drejtues të kampionatit spanjoll kanë hedhur idenë e zhvillimit të disa ndeshjeve të kampionatit të tyre në SHBA, një temë e diskutueshme dhe e kundërshtuar nga disa klube.

Gjithsesi, Barcelona dhe Girona janë shprehur të gatshme që të zhvillojnë një ndeshje në Miami, janarin e ardhshëm. Ndërkohë, finalja e këtij viti në Champions League do të zhvillohet në “Wanda Metropolitan” të Madridit, e finalja e vitit 2020 në Stamboll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA