Me kamerën e një telefoni celular, një prej turistëve që ndodhen në bregun e famshëm me anijen e mbytur në Zakintho, fikson momentet e tmerrit dhe panikut. Një shkëmb i vogël në fillim e më pas dy të tjerë akoma më të mëdhenj, bien në det në momentin që pranë bregut ndodhen tre anije me turistë.

Dallgët që krijohen përmbysin tre varka të vogla, duke plagosur 7 persona, prej të cilëve një 34-vjeçare nga Çekia në gjendje të rëndë.

Një video tjetër amatore tregon përsëri se sa me fat janë disa prej plazhistëve që ndodhen pranë vendit ku u rrëzuan shkëmbinjtë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes, në një prej vendeve më turistike të Greqisë. Plazhi i famshëm në të cilin mund të shkosh vetëm me anije, qëndron ende i mbyllur deri në një urdhër të dytë të autoriteteve lokale.

Sipas Efthimios Lekkas, profesor i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës, rrëshqitjet e dheut janë një tjetër fenomen gjeodinamik bashkë me lëkundjet intensive sizmike në një zonë aktive tektonike si Zakintho, apo ishujt e tjerë të detit Jon, ku ndodhen edhe 7 plazhe të tjera me rrezikshmëri rrëshqitjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA