Furia e një uragani! Shembet hoteli, asnjë i lënduar! (Foto)

14/09/2018 14:03

Epiqendra e uraganit “Florence”, apo syri i ciklonit siç njihet ndryshe, sapo ka prekur plazhet e Karolinës së Veriut me erëra të furishme prej 144 km në orë dhe dallgë të shkaktuara prej 3 metrash të larta, që kanë depërtuar thellë në tokë.

Më shumë se 60 persona, përfshi fëmijë, duhen nxjerrë me urgjencë nga një hotel i shembur në Jacksonville në kulmin e stuhisë, ndërkohë që shumë banorë të tjerë i neglizhuan urdhrat e evakuimit, duke u lutur tashmë për t’u shpëtuar.

Uragani shkaktoi një vrimë sa një top basketbolli në murin e hotelit “Triangle Motor Inn”, duke shkaktuar rrëzimin e disa blloqeve dhe çatisë, ndërkohë që disa banorë kanë ngecur ende në dhomat brenda.

BREAKING: Hurricane Florence hits land as a storm surge of TEN FEET swamps North Carolina

BREAKING: Hurricane Florence hits land as a storm surge of TEN FEET swamps North CarolinaFull story: https://dailym.ai/2p6piPT

Posted by Daily Mail on Friday, September 14, 2018

Policia dhe ekipet e zjarrfikësve janë munduar mes vështirësive të shumta të shpëtojnë klientët e hotelit, të cilët janë dërguar tashmë në mjedise të sigurta. Për fat të mirë, asnjë nuk është plagosur.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar gjithashtu për të shpëtuar edhe 150 persona të bllokuar në Neë Bern, teksa paralajmërimet janë të kobshme për rrezikun që mund të sjellë uragani kur t’i afrohet zonës.

Qyteti në fjalë paralajmëroi njerëzit të ngjiteshin në katet më të larta të shtëpive të tyre, por iu garantoi gjithashtu se do të bënin të pamundurën për t’i shpëtuar.

Ndërkohë, mbi 400 mijë njerëz në Karolinën e Veriut raportohen të kenë mbetur pa energji elektrike.

Gjithsesi, edhe përpara se uragani “Florence” të prekte tokën, Qendra Kombëtare e Uraganëve në Miami raportoi për “erëra të furishme dhe dallgë kërcënuese për jetët e njerëzve” që mund të kenë mbetur përgjatë brigjeve të dy Karolinave, ndërsa rrugët buzë detit janë përmbytur që të gjitha nga uji i oqeanit.

FOTO GALERI
19/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA