‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Forcat RENEA rrethuan një lagje në fshatin Remas të Divjakës, duke ushtruar kontroll në banesat e saj.
Por, banorët thonë se gjatë aksionit është ushtruar dhunë dhe një prej banorëve ka mbetur i plagosur. I zoti i një prej shtëpive, Haxhi Lika ka marrë plagë në kokë pasi janë dëgjuar dy të shtëna.
78-vjeçari Haxhi Lika është transportuar nga policia në spital në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lushnjes dy djemtë e familjes Lika, Arbenin dhe Martinin.
Policia ka dalë me një njoftim ku thuhet se qëllimi i aksionit ka qenë ndalimi i dy personave të shpallur në kërkim që dyshohej se strehoheshin në këtë banesë.
Në momentin që policia ka bërë rrethimin e banesës, Haxhi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë, por ka dalë në dritare me një armë gjahu në dorë.
Ndodhur në këto kushte, policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje 78-vjeçarit për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta, sipas policisë, Lika është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.
Burimet thonë se policia ishte në kërkim të Laert Haxhiut, një person i njohur me një dosje të pasur dhe që mendohet se është rival me një tjetër grup në Lushnje. Burimet thonë se Laert Haxhiu është i përfshirë në vrasjen e Gerti Lalës, i njohur si “Iriqi”.
Top Channel