“Shqipëria dënon sulmin iranian mbi Ambasadën amerikane në Riad”, reagon Ministria e Jashtme: Rrezikohet jeta e njerëzve dhe rrit tensionet 04/03 13:10
Një 11-vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda pasi disa fëmijë të tjerë, më të mëdhenj në moshë, e kanë detyruar që rikrijojë “Rrotullimin e vdekjes”.
Tyler Broome, nga Nottinghamshire ka pësuar dëmtime të rënda në sy, e me shumë mundësi me dëmtime në tru, pasi disa djem më të rritur e kanë detyruar që të rrijë mbi “diskun rrotullues”, teksa ata me anë të një motori i japin shpejtësi shumë të madhe.
Pasi e kanë filmuar të gjithë skenën dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale, ata e kanë lënë të miturit pa ndjenja në parkun e lojës ku u gjet më vonë nga kalimtarë të rastit.
Policia ka marrë nën hetim rastin, e tashmë pritet edhe ndëshkimi i fëmijëve të tjerë, të cilët janë po ashtu të mitur.
Top Channel