Vettingu/ Rama: Të hapen “librat” e pasurisë, të nisë nga sarajet e mia

13/09/2018 21:53

Që pas hedhjes së idesë së kreut të PD, Lulzim Basha, që përveç në sistemin e drejtësisë, edhe politikanët t’i nënshtrohen vettingut, kjo ka qenë edhe tema e ditëve të fundit të diskutimit mes opozitës dhe mazhorancës.

Në studion e “Open”, Rama u shpreh që dëshiron të hapen librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre, nisur nga “sarajet” e tij.

“Kur kam hyrë në Kryeministri i kishin marrë të gjitha, nuk kishte asgjë. Unë kam bërë një dasmë dhe janë të regjistruara, të kthyera, të gjitha dhuratat e dasmës që kalojnë një vlerë simbolike. Unë do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre, hotelet ku kanë qëndruar. Mbi të gjitha të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurat që kanë prodhuar pasuri me shpenzime të larta, jo normale. Jam shumë i interesuar që kjo të fillojë nga sarajet e mia”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama u shpreh se vetting për politikanët do të thotë, sipas tij, nëse i kanë apo jo duart e pastra.

“Ka një ventting për politikanët, për lidhjet e tyre me krimin dhe pasuritë. Për mua vetting i politikanëve është, duart i ke të pastra apo jo. Je i përfshirë me veprimtari kriminale, ke lidhje me krimin, kjo është çështje e drejtësisë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA