Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi aksioni opozitar nuk do të ndalet “teksa çdo ditë e më shumë bëhen flagrante shkeljet dhe uzurpimi që bandat I kanë bërë shtetit shqiptar”.
Nga Durrësi, në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se “Vettingu ndaj politikanëve është ai proces, i cili ndan shapin nga sheqeri, ndan krimin nga politikanët të cilët sot janë ulur këmbëkryq në karriget e qeverisë, janë ulur këmbëkryq në karriget e Parlamentit”.
Kryetarja e LSI tha se është e rëndësishme angazhimi i të gjithë strukturave të opozitës. “Aksioni opozitar është mëse i qartë. Do të fillojmë të presim nëse Edi Rama është pro apo kundër Vetting-ut dhe ajo çka mendoj unë se është shumë e rëndësishme është që të jeni të bindur që axhenda e opozitës është mëse e qartë dhe do të jetë shumë aktive. Do të jetë e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët”, tha Kryemadhi.
Top Channel