Gjendja ekonomike e 33% e shqiptarëve sipas Bankës Botërore cilësohet e varfër, një shifër kjo që sipas kryeministrit Rama duhet të ishte shumë më e vogël, nëse do të ishte punuar më mirë 20 vite më parë.

I ftuar në “Open”, kryeministri Rama deklaron se është bërë shumë për të ndihmuar familjet e varfra, por që serish mbetet shumë pak krahasuar me çfarë duhet bërë.

“Nuk jemi në varfëri ekstreme. Rastet e tilla numërohen. Sipas BB kemi varfëri të moderuar, që është rënie. Ne do vijojmë të bëjmë ato gjera, që nëse do të bëheshin 20 vite më parë niveli i varfërisë në vend nuk do ishte 33 %. Kemi trefishuar ndihmën ekonomike, është sërish shumë pak, por kaq është mundësia. Mjeku i familjes kushtonte 10 mijë lek, është falas. Shqipëria nuk është Gjermani. Po flas për ato që po përpiqemi të bëjmë”, deklaroi Rama duke theksuar se sipas Bankës Botërore konsumi vijon të rritet si pasojë e rritjes ekonomike, e mbështetur nga rritja e punësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA