I ftuar në emisionin e parë të “Open” në Top Channel, nga Eni Vasili, kryeministri Rama ka folur edhe për përjashtimin nga partia të deputetit të PS për Kurbinin, Gjetan Gjetanit.

“U përjashtua se bënte shantazh që do iki. Kërkonte të drejtën të kishte shefin e policisë. Që nga koha e Saimir Tahirit nuk i vendosin më deputetët shefat e policisë”, u shpreh Rama, teksa theksoi se prej kohës që ai ka ardhur në pushtet deputetët respektojnë forcat e policisë.

  Akuzoi policinë për paaftësi, Rama: Të përjashtohet deputeti i PS në Kurbin

Rama kërkoi përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS, një ditë pasi ai shkruante në rrjetet sociale se policia është e paaftë dhe e korruptuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA