Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Në votimin e pak minutave më parë, pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës kanë votuar 420 eurodeputetë, 186 ishin kundër, ndërsa 22 absetuan.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndaj dhe kërkoi votën e të gjithë eurodeputetëve pro rekomandimit të ardhur nga Komisioni Europian që më 18 korrik të këtij viti.

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka Këshilli i Ministrave të BE-së.

Bisedimet në emër të Parlamentit Europian do t’i udhëheqë Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Votimi në PE ishte paraparë për muajt e ardhshëm, por sipas njoftimit të një dite më parë të komitetit LIBE, “disa grupe parlamentare kërkuan që votimi të ndodhte në sesionin e shtatorit”.

Sot raportuesja për vizat, Fajon merr mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Europian, teksa procesi kalon në nivelin e grupeve të punës. Takimi i parë i grupit të punë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA