Opozita bojkoton Parlamentin. Basha: Nga nesër, fakte tronditëse mbi lojrat e fatit; Ja pse ka shkuar Rama në Nju Jork

13/09/2018 10:29

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk morën pjesë të enjten në seancën plenare të Kuvendit, por zhvilluan mbledhjen e grupeve parlamentare respektive në Durrës.

Në fjalën e tij, Lulzim Basha vuri theksin te lojrat e fatit.

“Sot, Kuvendi do të hedhë poshtë dekretin e Presidentit për kumarin. 23% taksë paguajnë bizneset e ndershme, ndërsa për lojrat e fatit taksa ulet. Erdhën me bujë dhe thanë se do t’i mbyllin lojrat e fatit, por janë shtuar. Pyesni Agron Xhafajn dhe Olsi Ramën pse ka ndodhur kjo. Duke nisur që nesër, PD do të publikojë fakte tronditëse për të treguar se Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat që të marrin në dorë lojrat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të kokainës dhe heroinës”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së u shpreh se kryeministri Edi Rama “po fshihet” prej 5 ditësh në Nju Jork për një arsye të caktuar: “Rama ndodhet në Nju Jork për të vjedhur territorin e Konsullatës Shqiptare atje, pasi do të ngrejë një grataçelë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA