Mbyllja e transmetimeve analoge, për të kaluar frekuencat e të gjitha televizioneve në sistemin digjital, edhe pse i lajmëruar prej shumë kohësh gjeti shumë qytetarë të papërgatitur.

Në studion e “Open”, kryeministri Rama sqaroi se ky nuk është një vendim për të shtuar një taksë të re mbi qytetarët, por për t’u dhënë atyre mundësinë që të ndjekin shumë më tepër kanale falas përmes një dekoderi.

“Sinjalin televiziv nuk e fikur qeveria apo Edi Rama. E vërteta është që është një marrëveshje 2007, dhe në 2012 ka kaluar në kuvend. Nuk bëhet fjalë për të marrë një dekodër, por për të pasur një dekodër dhe për të pasur pa lekë të gjitha televizionet.”, u shpreh Rama, duke rikujtuar se nga Buxheti i Shtetit janë paguar 88 mijë dekodera që u janë shpërndarë familjeve në nevojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA