Nga bashkimi i bashkive të vogla me fqinjet e mëdha, te 36 rrethet e deri te kryetarët e qarqeve me zgjedhje, Mazniku zbulon 4 skenarët e PS për Reformën Territoriale 28/03 22:59
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, ritheksoi se “vetëm SPAK-u dhe BKH-ja e bëjnë vetting-un në politikë”.
“Propozimi i Lulzim Bashës është autovetting. Nuk bëhet dot vetting-u i politikës nga vetë politikanët”, deklaroi Balla.
Kreu i grupit të PS-së ftoi gjithashtu kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, që të ndërpriste ato që i quajti “ekspedita turistike nëpër hotele”, duke iu referuar mbledhjeve të opozitës në qytete të ndryshme të vendit.
Top Channel