Vidhet dyqani, por hajdutët marrin vetëm këpucën e djathtë (VIDEO)

12/09/2018 13:41

Provo të ecësh me këto këpucë. Në Virginia të SHBA kanë vjedhur një dyqan këpucësh. Deri këtu është një lajm normal kronike, pro e çuditshmja është se hajdutët kanë vjedhur vetëm këpucët e këmbës së djathtë.

Rob Wickham, pronari i dyqanit thotë se është vjedhur dy herë këtë verë, nga dy persona më 20 korrik dhe nga një person më 25 gusht. Sigurisht sipas tij morën këmisha, bluza e xhaketa dhe një palë atlete të plotë, si dhe 13 këpucë të këmbës së djathtë.

Wickham thotë se zakonisht këpucën e djathtë e mban në vitrinë për ta treguar ndërsa këpuca tjetër rri pas raftit, duke shtuar se hajdutët kanë rrezikuar lirinë e tyre për asgjë.

Policia thotë se është arrestuar një 17-vjeçar për vjedhjen e korrikut, ndërsa ka nxjerrë videon për vjedhjen e 25 gushtit.

Top Channel