Spanja e Luis Enriques fitoi 6-0 ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, por ajo që ra në sy në takimin e zhvilluar në Elçe ishte festimi i golit nga ana e Sergio Ramos.

Kapiteni i Spanjës, pasi dërgoi topin në rrjetë me kokë, i tregoi kamerës shqiponjën.

Tre gola në pjesën e parë dhe po kaq në 45 minutat e dytë bënë që Kroacia të largohet me kokën ulur nga Spanja.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve këtë të martë, bie në sy fitorja e pastër 0-3 e Belgjikës ndaj Islandës, si dhe fitorja minimale e Bosnjës ndaj Austrisë, me golin e vetëm të shënuar nga Dzeko.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel