Një shenjë sarkastike në dritaren e një restoranti në Konektikat të SHBA i kërkon njerëzve të mos lejojnë qentë e tyre të urinojnë në lulen jashtë lokalit dhe kjo ka bërë që të hajë një gjobë prej 250 dollarë.

Duc Nguyen, pronari i restorantit thotë se i ka ardhur në majë të hundës me njerëzit që lejojnë kafshët e tyre të urinojnë në vazon e lules. Ai mendoi se një shenjë me humor ishte një mënyrë e mirë që njerëzit të mos e bënin këtë.

Në të lexohet: “Kujdes:pronarëve të qenëve. Kjo është një vazo “paguaj për të urinuar”. Por Honda Smith, oficerja e hapësirës publike thotë se Ngyen ka thyer dy urdhra të qytetit për shqetësim publik, ndërsa Duc thotë se do e apelojë gjobën.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA