Dje, në pikat e shitjes së dekoderave të Digitalb-it kishte mjaft radhë, për shkak se në Tiranë e Durrës e zonat përreth antenat analoge televizive u fikën dhe Top Channel nuk mund të ndiqej më.
Veronika Rajku banon në Durrës dhe këtë të martë ajo zgjodhi Digitalb-in për të marrë dekoderin me ofertë për të ndjekur Top Channel në transmetim falas dhe shumë më të mirë. Digitalb ju ofron një muaj falas kanalet e tij me pagesë, e pas këtij afati do të mund të shikoni sërish transmetimet e Top Channel, pa pagesë.
Ndërsa në Tiranë, drejtimi i antenave marrëse nuk ndryshon, për Durrësin antenat duhen kthyer drejt radarëve të Porto Marinës.
Nuk ka arsye për panik. Pas vendimit të AMA-s që shtyu edhe me 4 muaj fikjen e antenave analoge, ju do të vazhdoni të ndiqni transmetimet e Top Channel në mënyrën e vjetër, por vetëm për 4 muaj. Gjatë kësaj kohe, merrni dekoderin e duhur pranë Digitalb-it.
Top Channel