Kërcënimi i mjekëve, Fondi s’ka përgjigje për mosdhënien e ilaçeve me rimbursim

11/09/2018 21:05

Nëse pacientët sorollaten për të përfituar me rimbursim “xarelton”, e nga ana tjetër mjekët kërcënohen me vendin e punës apo dhe gjoba nëse e rimbursojnë në Fondin e Sigurimeve të kujdesit shëndetësor nuk japin asnjë sqarim.

Problemi i pacientëve që vuajnë nga probleme të zemrës e që kanë nevojë të trajtohen me medikamentin e shtrenjtë nis që me miratimin e listës së re të barnave te rimbursueshme për vitin 2018.

Ky medikament u përfshi në listë, por u kufizua përdorimi i tij. Ajo çfarë ndodhi dhe që ishte e papranueshme edhe për mjekët ishte jo vetëm u vu pikëzim për pacientët e rinj që do ta përfitonin, por edhe se iu hoq pacientëve që ishin trajtuar me këtë medikament prej gati më shumë se një vit. Pasi ky bar mban në nivelin e duhur hollimin e gjakut për pacientët që kanë insufiencë kardiake e probleme të tjera.

Në rast të kundërt u duhet të bëjnë analiza gjaku çdo dy javë, analizë e cila duhet bërë në laboratore privat se duhet të shpohen çdo dy javë, për pensionistët është kosto të cilën nuk e përballojnë.

E nëse blejnë vetë këtë medikament i duhet të shpenzojnë gati 10 mijë lekë në muaj, pa llogaritur medikamente të tjera.

Por tanimë jo vetëm që shumë pacientë u përjashtuan nga skema e rimbursimit, tanimë nuk po e përfitojnë as kur plotësojnë pikëzimin që vendosi fondi, as kur atë e rekomandojnë kardilogë e profesorë të njohur, pasi mjekët e familjes janë në presion për shkak se gjobiten edhe largohen nga puna nëse japin barna me rimbursim që janë të përfshirë në listën e barnave të rimbursueshëm dhe që kjo listë miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA