Prindër shqiptarë, ëndrra amerikane, Adri Mehmeti, shpresa e re e Kombëtares së SHBA-së 22/10 22:32
Novak Djokovic është fituesi i Grand Slam-it të fundit të këtij viti. Tenisti serb triumfoi në US Open, duke mundur në finale argjentinasin Juan Manuel Del Potro 3-0 me sete.
6-3, 7-6 dhe 6-3 ishte rezultati i ndeshjes që zgjati 3 orë e 15 minuta.
Ky është titulli i 14 Grand Slam për serbin (i treti në US Open), i cili barazon kështu amerikanin Pete Sampras, ndërkohë që i afrohet në renditjen historike Rafael Nadalit (16), ndërsa Federerin e shikon më larg (20).
Top Channel