Novak Djokovic triumfon në US Open. Barazon legjendën Pete Sampras (Video)

10/09/2018 08:25

Novak Djokovic është fituesi i Grand Slam-it të fundit të këtij viti. Tenisti serb triumfoi në US Open, duke mundur në finale argjentinasin Juan Manuel Del Potro 3-0 me sete.

6-3, 7-6 dhe 6-3 ishte rezultati i ndeshjes që zgjati 3 orë e 15 minuta.

Ky është titulli i 14 Grand Slam për serbin (i treti në US Open), i cili barazon kështu amerikanin Pete Sampras, ndërkohë që i afrohet në renditjen historike Rafael Nadalit (16), ndërsa Federerin e shikon më larg (20).

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA