Top Channel, nga dita e sotme ka nisur transmetimin me kualitetin më të lartë të mundshëm. Në orën 10:00 të së hënës janë mbyllur transmetimet analoge tradicionale të Top Channel në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Abonentët e “Digitalb” e kanë tashmë të listuar programin e Top Channel, ndërsa pjesa tjetër e teleshikuesve duhet të kenë një dekoder DVB=T2.

“Të gjithë teleshikuesit do të duhet të jenë të pajisur me një dekoder DVB=T2 për të parë programin tonë. Normalisht, të gjithë teleshikuesit të cilët janë pjesë e platformës së madhe Digitalb dhe që janë të pajisur me këtë dekoder, automatikisht e kanë të ruajtur dhe të listuar programin tonë. Për të gjithë teleshikuesit e tjerë do të duhet me patjetër të kenë një dekoder DVB=T2”, shpjegon Elton Poga drejtor i frekuencave të larta, Top Channel.

Teleshikuesit e kanë të thjeshtë. Duhet vetëm të bëjnë kërkimin në kanalin e 59 UHF. Drejtimi i antenave nuk ndryshon, banorët e Tiranës drejt malit të Dajtit, ndërsa ata të Durrësit drejt radarëve të Marinës ose siç quhet ndryshe PSV2.

Si gjithmonë, kanali më i madh i shqiptarëve Top Channel është pa pagesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA