“Një lajm të shkëlqyer” e quajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se Bashkimi Europian ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në.
Ndaj, shprehet Veliaj, tani që pengesat kanë rënë, duhet t’i hapet rrugë zhvillimit të Tiranës.
“Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.
Lajm i shkelqyer Letra e KE per Teatrin e Ri! Kush kerkoi pergjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengoje progresin! ?
Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bejme dhe me te mire akoma! ?
Tani qe pengesat rane, le te bashkohemi & ecim perpara! #TiranaNukNdalet ???? pic.twitter.com/sSLRu4t8Z3
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) September 10, 2018
Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i miratuar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.
Top Channel