Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës për në fshatin Dritas, në Zall-Herr, duke zgjidhur një problem disavjeçar të këtyre banorëve që ishin të detyruar të kalonin përmes gropave dhe baltës duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë rrugë.
Mjetet e rënda dhe punonjësit po hedhin edhe shtresat e para të asfaltit duke hapur në këtë mënyrë një perspektivë të re zhvillimi për gjithë këtë zonë.
Kjo rrugë jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve, por në të njëjtën kohë do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me tregjet e Tiranës.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale, shoqërohet me rritje dhe diversifikim të prodhimit bujqësor, që në periudhën afatgjatë rrit të ardhurat dhe përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të këtyre zonave.
Top Channel