Salah, ylli i mbrëmjes. Dy gola, dy asiste dhe dy penallti të humbura

09/09/2018 13:20

Të thuash që Mohamed Salah ishte njeriu i ndeshjes për Egjiptin kundër Nigerit mbrëmjen e së shtunës është një nënvlerësim i madh.

Ylli i Liverpulit shënoi dy herë, krijoi dy asiste dhe humbi dy penallti në fitoren 6-0 në shtëpi të Egjiptit kundër Nigerit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ishte minuta e tretë, kur Salah dështoi nga pika e bardhë e penalltisë. Duhej të vinte minuta e 13-të kur Marwan Mohsen të zhbllokonte rezultatin, e në të 20-tën Ayman Ashraf, dyfishoi shifrat. Goli i parë për Mohamed Salah u shënua në të 29-tën, pasi humbi penalltinë e dytë të akorduar në favor të Egjiptit.

Pjesa e dytë ka qenë një imitim i fraskionit të parë të ndeshjes, ku u shënuan tre gola të tjerë, respektivisht Salah Mohsen në të 73-tën; Mohamed Salah në të 86-tën si dhe nga Mohamed Elneny në përfundim të ndeshjes.

Top Channel