Nesër kundër Skocisë, Kombëtarja bën stërvitjen e fundit

09/09/2018 14:44
Foto ilustruese

Kombëtarja shqiptare pas fitores me Izraelin qëndroi në Elbasan për të vijuar përgatitjet e saj për sfidën e dytë në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë.

Kuqezinjtë paraditen e kësaj të diele kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Elbasan Arena përpara nisjes drejt Glasgowt për këtë përballje që ka një rëndësi të madhe për skuadrën tonë për klasifikimin e Grupit 1 të Ligës C.

E reja për kombëtaren shqiptare është grumbullimi i Ergys Kaçes në kombëtare.

Është vetë mesfushori që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur për këtë grumbullim teksa ka publikuar një foto të tij së bashku me Strakoshën.

Sfida mes kombëtares shqiptare dhe Skocisë do të luhet në ‘Hamden park’ në mbrëmjen e së hënës dhe kuqezinjtë vijnë në këtë përballje si kryesues të grupit me 3 pikë.

Top Channel