Kosova ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e saj të dytë të Ligës së Kombeve me Ishujt Faroe.

Skuadra kosovare vjen në këtë ndeshje pas barazimit pa gola me Azerbajxhanin në ndeshjen e parë, ndërsa skuadrat e Ishujve Faroe fitoi ndaj Maltës 3-1.

Trajneri Bernard Challandes në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të kësaj ndeshjeje theksoi se pret që skuadra e tij në përballjen me Ishujt Faroe të zhvillojë një tjetër ndeshje në krahasim me Azerbajxhanin.

Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi kthimin e Besar Halimit në skuadër, por nuk bëri të ditur nëse ai do të jetë në formacionin e menduar prej tij që do të pësojë ndryshime në krahasim me sfidën e së premtes. Ndeshja mes Kosovës dhe ishujve Faroe do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe kjo është sfida e parë zyrtare e kësaj skuadre në këtë impiant.

Top Channel