Live Zvicër-Kolumbi/ Nuk ka gola në Vancouver, çerekfinalistja e fundit do të vendoset në shtesë 07/07 23:56
Nga 153 312 846 milionë dollarë që do të kalojnë në llogarinë e tij për 4 vitet e ardhshme, LeBron James do të sigurojë 38,3 milionë për sezon, ose 467 000 për ndeshje, 9 700 dollarë për minutë dhe 162 dollarë për sekondë.
Kalimi i tij nga Cleveland Cavaliers te Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më sensacional i vitit në basketbollin botëror dhe NBA në veçanti.
Një arsye shumë e mirë që çoi James të refuzonte qëndrimin me Cleveland ku do të fitonte 35,6 milionë dollarë ishte se te Lakers do të sigurojë plot 153,3 milionë dollarë.
Top Channel