MotoGP, “pole position” me rekord për Lorenzon. Rrëzohet Marquez

08/09/2018 20:43

Jorge Lorenzo ka dominuar provat zyrtare të Çmimit të Madh të San Marinos në MotoGP, duke regjistruar “pole position”-in e dytë radhazi me motorin Ducati.

Me kohën 1:31:629, Lorenzo la pas Miller me Ducati Pramac dhe Maverick Vinales me Yamaha.

Nga radha e dytë do të niset Andrea Dovizioso, i cili i përfundoi provat në vendin e katërt, i ndjekur nga Marquez, i cili u rrëzua gjatë provave.

Vetëm në vendin e shtatë Valentino Rossi.

Top Channel