Mbrojtësi i Arsenalit: Tifozët më thonë “lesbike” nga mënyra si i mbaj flokët

08/09/2018 18:46

Hector Bellerin, mbrojtësi spanjoll i Arsenalit, ka deklaruar se tifozët e skuadrës së tij e tallin shumë për mënyrën se si vishet dhe se si i mban flokët.

“Më thonë “lesbike” sepse mbaj flokë të gjatë. Më ofendojnë edhe me fjalë të tjera homofobike”, ka rrëfyer Bellerin në një intervistë të gjatë për “Times”.

“Pjesa më e madhe e ofendimeve vijnë “online”, por edhe në stadium ka sa të duash. Dhe kur luaj keq situata është e papërmbajtshme. Nëse sillesh në mënyrë të ndryshme nga ç’presin ata, të vendosin në shënjestër. Ka shumë presion derisa të vihesh në rresht me të tjerët. Kjo është diçka shumë e rrezikshme sepse në jetë duhet të jesh i lirë të shprehesh ashtu siç je. Periudha më e keqe për mua ka qenë rreth një vit e gjysmë më parë, më është dashur të mbyll përkohësisht llogaritë në rrjetet sociale për shkak të ofendimeve. Shumë më thonë gjëra të bukura, por është normale që mendja të të rrijë tek ofendimet. Çdo ditë përpiqem ta luftoj këtë gjendje në mënyrën më të mirë të mundshme”, shprehet spanjolli.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA