Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, është zotuar që do të gjurmojë dhe do të gjejë me çdo kusht njeriun që i ka vjedhur makinën e tij të re Range Rover, me vlerë 150 000 paundë.

Mjeti luksoz i personalizuar, ku ishte gdhendur edhe firma e boksierit më të mirë të momentit, u vodh vetëm pak ditë para ndeshjes së britanikut kundër rusit Alexander Povetkin, në të cilën Joshua do të mbrojë titujt e tre versioneve: WBA, IBF dhe WBO.

Joshua është duke u stërvitur në Sheffield në veri të Anglisë për ndeshjen, ndërsa makina ndodhej në shtëpinë e një të afërmi të tij në Londër kur u vodh. Por, sipas mediave britanike, rripat e kategorive ku ai është kampion nuk ishin brenda në mjet. Policia publikoi edhe foto të hajdutit, të kapur nga kamerat rreth shtëpisë dhe ku ndodhej makina e Joshua.

Një zëdhënës i boksierit tha për publikun se çështja ishte në duart e policisë, por, sipas burimeve pranë tij, ai është shumë i acaruar me këtë ndodhi, pasi nuk dëshironte shpërqendrime para ndeshjes së madhe. “Megjithatë, makina ka një GPS dhe shumë shpejt do të gjendet. Ata që e kanë vjedhur do të pendohen, Anthony është thjesht i shqetësuar për gjendjen në të cilën do të rikuperohet makina”, tha njeriu i afërt me Joshuan.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA