Tentojnë “Fast and Furious” në Lezhë, po kapen nga policia me 9 kg marijuanë

07/09/2018 11:11

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj nga Durrësi, pasi iu gjet një sasi prej 9 kg marijuanë.

Në sajë të operacionit të koduar “High Speed” është vënë në pranga Sead Isufaj, 22 vjeç dhe Sovran Cena, 24 vjeç, i dënuar më parë. Dy të rinjtë pasi kanë pikasur policinë kanë tentuar të largohen me shpejtësi rreth 170 km/h, nga dhe ka marrë emrin operacioni, por pas ndjekjes u kapën në rrethrrotullimin e Shëngjinit. Në mjetin e tyre tip Audi ishin fshehur në pjesën e përparme 8 pako me marijuanë me peshë totale 9 kg.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim”.

Top Channel