Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn ka theksuar sërish në takimin e grupit të PPE-së se Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit, dhe se për BE e rëndësishme është stabiliteti.
“Duhet të lëmë Kosovën dhe Serbinë të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit. Stabiliteti është çelësi. Anëtarësimi në BE është shpërblimi për stabilitetin”, është shprehur Hahn.
Ai theksoi në takim se është në interesin e BE që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë të besueshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por qytetarët e BE nuk duhet ta shohin këtë si një barrë ekonomike.
“Ne duhet të sigurohemi që qytetarët tanë nuk e shohin anëtarësimin e vendeve të reja si një barrë ekonomike, por si një asset”, tha më tej Hahn,duke folur për mundësinë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Top Channel