27/12 11:47
Moderatori i “Në Shtëpinë Tonë”, Florian Agalliu ka dalë në terren në puntatën e tretë të këtij sezoni, e si për detyrë kishte të siguronte një pulë nga pularia.
Misioni i radhës për Florin ishte të bënte kuzhinierin, të kapte pulën e ta gatuante. Por sa do e lehtë që mund të duket, për moderatorin e “Në Shtëpinë Tonë” nuk ka rezultuar ashtu.
E teksa është gjendur “tek për tek” me një duzinë pulash, Flori nuk ia ka dalë dot që ta kapë asnjë të tillë, teksa në fund të klipit e ka pranuar se në atë punë është i “dështuar”.
Top Channel