Miqësoret ndaj Islandës, Bogdani publikon listën e Shqipërisë U-19
04/09/2018 09:26
Trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do të punojë për të përballuar dy takimet miqësore të shtatorit.
Përfaqësuesja e kësaj grupmoshe do të grumbullohet në qytetin e Elbasanit për t’u përgatitur, ndërsa Bogdani ka preferuar të thërrasë plot 28 futbollistë.
Ajo që bie në sy në listën e Bogdanit, është se të gjithë lojtarët e grumbulluar, janë të ditëlindjes 2000-2001, pra të gjithë 17-18-vjeçarë.
Shqipëria do të luajë dy miqësore ndaj Islandës, të parën në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, më 8 Shtator, në orën 16:00 dhe tjetrën në të njëjtën orë, por dy ditë më vonë dhe në stadiumin “Elbasan Arena”.
Top Channel