Pasi i dha fund karrierës 25-vjeçare te Juventusi, mesfushori italian Claudio Marchisio ka gjetur më në fund skuadrën e tij të re.

Ai ka nënshkruar me skuadrën ruse të Zenit Shën Petërburgut, për dy sezonet e ardhshme dhe do të marrë fanellën me numrin 10.

“Prestigji i një klubi të madh, projekti më ambicioz dhe e njëjta dëshirë për të fituar”, shkroi Marchisio në Twitter, duke njoftuar skuadrën e tij të re.

Marchisio dhe Juventusi zyrtarizuan divorcin vetëm 24 orë para mbylljes së merkatos së Serisë A, ndërsa që atëherë ishin përfolur një sërë klubesh, si kandidate për të marrë shërbimet e tij.

Top Channel