Harry Kane, makineria e golave, 60 rrjeta në këtë sezon që nuk i vlejtën thuajse për “asgjë” 07/05 02:41
Franca e Deschamps, Griezmann apo edhe e talentit Mbappe u largua triumfuese nga Rusia duke rrëmbyer Kupën e Botës.
Franca e festoi gjatë triumfin, ndërsa që prej 12 korrikut lojtarët vazhduan pushimet e më pas nisën sezonin me klubet e tyre.
Ndërkohë, tashmë në prag të nisjes Nations League, francezët janë grumbulluar për herë të parë, mes përqafimeve e festës së madhe, ndërsa në kampin stërvitor ishte vendosur edhe një kupë gjigante.
Përveç kapitenit Lloris të dëmtuar, në grumbullim ishin të gjithë lojtarët që triumfuan në Rusi.
Top Channel