Vazhdojnë të jenë mbretërit e kreut, Unikkatil, Don Phenom dhe Tayna. Fansat e artistëve janë siguruar që nëpërmjet votimit t’i mbajnë ata në fron me vendin e parë dhe të dytë.
Hiti “Ni Milion Rrugë” i Unikkatil që prej 20 javësh është bërë pjesë e listës së 100 këngëve moderne shqiptare, vazhdon të mbajë vendin e parë prej 3 javësh radhazi.
Don Phenom dhe Tayna gjithashtu prej 3 javësh pozicionohen në vend të dytë me “Columbiana”, një ndër projektet më të bukura verore që vazhdon të votohet pa fund nga fansat.
Vendi i tretë gjen Alban Ramosaj me prurjen e tij më të re muzikore “A Thu Pse”, pjesa e dytë e trilogjisë së tij “Hiraeth”. Albani i cili gjithashtu është pjesë e listës me bashkëpunimin e tij me Beatrix, “Get High” ka rrëmbyer zemrat e publikut me projektin e ri.
Ai rikthehet fuqishëm në kreun e “The Top List” të cilën dy vite më parë e ka pushtuar për plot 4 javë me hitin “A më do”.
Sa i përket vendit të 4-t dhe të 5-të, në të vazhdojnë të pozicionohen Tayna dhe Butrint Imeri ku kjo e para ka humbur vetëm 1 pozicion nga java e kaluar ndërsa këngëtari është ngjitur po me 1 pozicion.
Top Channel